Lajmet e fundit

Një sasi e caktuar çokollate në ditë, mund të bëjë mrekullira për shëndetin tuaj, thonë studiuesit.
Katër vjet studiuesit janë përpjekur ta vërtetojnë nëse ëmbëlsirat kanë impakt të mirë në sistemin tuaj kardiovaskular.
Ndërsa tani një studim i ri nga Brown University, ka dëshminë më të fortë se konsumimi i përditshëm i çokollatës, është i mirë për ju, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ata kanë zbuluar se 600 miligramë në ditë të një substance që quhet flavanol e që e përmban kokoja, në mënyrë natyrale e ulë rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Flavanols janë antiokszidantë të cilët gjenden në çokollatë, e po ashtu edhe në disa frute e perime dhe në çaj dhe verë.
