18.08.2015 · përditësuar para 4001 dite1 min lexim
Një organizatë joqeveritare në Serbi “Shkencëtarët politik pa kufij”, kanë dalë me një deklaratë me anë të së cilës e kundërshtojnë pranimin e Kosovës në Interpol, duke e quajtur si absolutisht të pa pranueshme këtë nismë të Prishtinës, njofton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Organizata thotë se Kosova sipas Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244, është një krahinë autonome e Serbisë, jo një shtet i pavarur, i cili sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka plotësuar kushtet themelore për anëtarësim në Interpool.
“Duke pasur parasysh mungesën e vullnetit politik të Prishtinës për formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në territorin e Kosovës, si dhe fakti se zyrtarët më të lartë në politikën kosovare janë me të kaluar kriminale dhe terroriste, organizata beson se pranimi i Kosovës në Interpol dëmton në mënyrë të konsiderueshme parimet bazë të neutralitetit politik dhe vizionin e një bote më të sigurt në të cilën Interpool është bazuar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.