20.08.2019 · përditësuar para 2515 dite1 min lexim
Shkencëtarët në Kinë kanë përdorur teknika që modifikojnë gjenet për ta bërë trurin e majmunëve më të ngjashëm me të njeriut.
Majmunët e llojit “Resus Makak” janë bërë më inteligjentë në krahasim me të tjerët e llojit të vet, dhe treguan se kanë kujtesë më të fortë.
Shkencëtarët kinezë modifikuan versionin njerëzor të gjenit MCPH1 dhe e futën në trupin e makakëve. Praktikisht, ata morën kopje të këtij gjeni të njeriut, që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit, dhe e vendosën brenda embrioneve të majmunëve nëpër një virusi që mbartte gjenin, shkruan Top Channel.
Gjeni i ri bëri që truri i majmunëve të zhvillohej në një periudhë kohore që është më e ngjashme me atë të njeriut, pra, më shpejt se majmunët e tjerë. Por arritja shkencore pati dhe debate morale, pasi nga 11 embrionët e prekur, vetëm 5 mbijetuan për ta vazhduar eksperimentin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.