Lajmet e fundit

Shkencëtarët kanë zbuluar armën e fundit në luftën kundër kancerit.
Ajo thuhet të jetë ilaqi i fuqishëm, që është një medikament i bërë nga disa bimë të vogëla të cilat lulëzojnë në pranverë e që i takojnë familjes Iris.
Kjo bimë kuruese mbartë lule të verdhë, vjollcë apo të bardhë të ndritur, përcjellë Klan Kosova.
Fuqia e ilaqit të kësaj luleje, sipas shkencëtarëve që u gjend lufton kundër të gjitha llojeve të kancerit duke përfshirë atë të gjirit, zorrëve, mushkërive dhe prostatës të cilët janë një ndër 4 vrasësit më të mëdhenj, shkruan Mail Online.
Hulumtuesit britanez u bazuan në këtë zbulim ngase testuan minj me kancer ku doza e tumoreve fshihet në një nivel goxha të lartë.
Kështu shpikësi britanik i kësaj luleje të fuqishme kundër kancerit, prof: Laurence Patterson tha për Mail Online se:
‘’Disa minj të cilët kishin lloje të ndryshme të tumoreve, u shëruan në mënyrë efektive’’, njofton Klan Kosova.