Lajmet e fundit

Shkencëtarët nga Universiteti QueenMary në Londër, kanë shpikur një material të ri për mbushjet dentare që tashmë po quhet revolucionare.
Materiali jo vetëm që mbush dëmtimet e dhëmbëve por edhe riparon dhëmbët.
Sipas profesorit Robert Hill, mbushja inovative është një material i përbërë bioaktiv, qelqi. Pas mbushjes është fiksuar në një zgavër që lëshohen mineralet: fosfor, kalcium dhe komponimet fluorit.
Për shkak të kësaj indet dentare rimëkëmben.
Ndryshe nga mbushjet e tjera dentare, materiali i ri nuk ka lënë ndarje të vogla mes mbushjes dhe dhëmbit. Diçka e tillë bën të pamundur që bakteret të rriten nën mbushje.
Shkencëtarët kanë siguruar se kjo mbushje mund të zgjas për tërë jetën.
Bëhet e ditur që mbushjet e reja pritet të jetë në dispozicion në tre vitet e ardhshme, përcjellë Klan Kosova.