Lajmet e fundit

Gjithçka që na duhet është dashuria dhe ngrohtësia e prekjes njerëzore. Goldstein, një psikolog që po studionte fuqinë e prekjes njerëzore, zbuloi se kishte një anë të re të dashurisë dhe vendosi ta bënte një eksperiment me bashkëshorten e tij gjatë lindjes së vajzës së tij.
Më vonë, më shumë se 20 çifte janë testuar në një laborator gjatë një viti.
Rezulton se vetëm të qenit afër njëri-tjetrit, madje edhe pa prekje, shkaktoi sinkronizim të valëve të trurit që rritej më shumë kur çiftet mbanin duart ndërsa gruaja që ishte në proces të lindjes ishte në dhembje.
Interesante, ata kanë zbuluar një gjë më të rëndësishme: "Duket se dhimbja e ndërpret plotësisht këtë sinkronizim ndërpersonal në mes të çifteve dhe prekja e sjell atë sërish".
Pra, mos keni frikë që ta prekni partnerin butësisht kur ai ose ajo është në dhimbje.
Prekja juaj e ‘shërimit’ mund të lehtësojë vuajtjet e partnerit tuaj.
Ju mund ta provoni këtë, nëse jeni në dhimbje. Thjesht kapeni dorën e partnerit tuaj dhe mbajeni për një kohë.
Më shumë gjasë do ta vëreni se të rrahurat e zemrës dhe ritmi i frymëmarrjes po sinkronizohen. Ju ndoshta nuk mund ta ndjeni, por kjo ndodh!
Por jo vetëm të rrahurat e zemrës dhe ritmi i frymëmarrjes por edhe valët e trurit gjithashtu sinkronizohen!
Ju madje mund ta dyfishoni efektin duke ndjerë më shumë eupati për partnerin tuaj, që është sëmurë.
Sa më shumë që të jeni të sinkronizuar, aq më shumë kjo funksionon.