Lajmet e fundit

Publicisti Shkëlzen Maliqi i ftuar në emisionin Ora 7 në Klan Kosova ka folur për librin “Monografi për Simon Shirokën” që është shkruar nga vajza e Simon Shirokës, Justina Shiroka- Pula.
Maliqi i cili eshte redaktor i këtij libri duke folur për jetën dhe veprën e argjentarit të njohur, Simon Shiroka e ka vlerësuar atë si mjeshtër të rrallë.
"Artdashësit e njohin Simon Shirokën, artistin specifik që e ka Kosova”
“Dy vitet e fundit kishte ekspozita me veprat e tij, njëra në Galerinë e Arteve në Prishtinë dhe tjetra në Tiranë”
“Simon Shiroka ka qenë argjentar, mjeshtër i filigranit ndërsa ka vendos me u marrë me art si autodidakt”
“Vitet e 60-ta ka prodhuar shumë artefakte që janë shumë interesante të cilat janë ruajtur në koleksionin familjar”
Publicisti Maliqi është shpehur se Shiroka është artist i klasit të parë edhe pse sipas Maliqit, ai është cilësuar si një zanatli fillimisht.
“Ka marrë pjesë në shumë ekspozita”
“Fillimisht e kanë nënçmuar duke e cilësuar se nuk është krijmtari por në studimin që e kam bërë në këtë libër, përfundimi është se ai është një artist”
“Puna është specifike por në artin bashkëkohor është rehabilituar edhe zanati”
“Njëri prej artistëve më të njohur bashkëkohor ka punuar me diamante që është një zanat por ai prapë mbetet artist”
Ai është shprehur se monografia për Simon Shirokën është studim që përfshin periudha të ndryshme të krijimtarisë së artistit duke filluar nga viti 1965 e deri në vitet e 90-ta.
“Studim prezentues për krejt ciklet që ai i ka realizuar dhe është përmbledhje e ilustrimeve cilësore”
“Është një pjesë në fund të librit që është pjesë e fragmenteve nga shkrimet e ndryshme që janë botuar për të”
Maliqi në fund ka theksuar se kjo monografi është botim i Galerisë Kombëtare te Kosovës ndërsa do të promovohet sot në Qendrën Tregtare “Çarshia” në kompleksin Marigona në orën 18:00.