Lajmet e fundit

Violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Shkëlzen Doli, performon sonte live në Qendrën Kulturore në Klan Kosova.
Sonte duke filluar nga ora 20:45 pas lajmeve qëndrore në Klan Kosova, nën tingujt e violinës së tij mund t'i ndiqni veprat më të njohura shqipe dhe ato botërore.
Përveç tij, do të jenë edhe disa artistë të tjerë që do t'i bashkohen këtij koncerti i cili është organizuar për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 10 vjetorit të themelimit të televizionit Klan Kosova.