Lajmet e fundit

Ndër yjet e para që kanë shkelur ne tepihun e kuq të Akademisë së Filmit “Oscar”, është Sofia Vergara e Alicia Vikander, ylli i filmit “The Danish Girl”.
Përderisa nata i kushtohet zgjedhjes së filmave më të mirë, veshja e yjeve merr qendrën e vëmendjes.
Alicia Vikander, këtë vit është e nominuar për kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor, kurse Eddie Redmayne, që luan krah saj në filmin “The Danish Girl”, edhe këtë vit është pretendent të fitojë çmimin si aktori më i mirë, çmim të cilin e rrëmbeu me filmin “The Theorie of Everything”.