Një zjarr masiv ka shkatërruar plotësisht skenën kryesore të festivalit Tomorrowland në Belgjikë, duke hedhur dyshime nëse eventi mund të mbahet.
Burime nga festivali thonë se shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu të mërkurën në mbrëmje, është ende i paqartë.
"Mund të konfirmojmë se askush nuk u lëndua gjatë incidentit", tha festivali në një deklaratë në faqen e tij të internetit.
Videot e postuara në mediat sociale treguan flakë që përfshinin vendin e ndërlikuar, me gazetën lokale GVA që raportoi para orës 20:00 se zjarri dukej se ishte nën kontroll.
Mediat lokale raportuan se disa shërbime emergjente ishin tashmë në vendin e festivalit në Boom në provincën e Antwerpit. / Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.