Lajmet e fundit

Las Vegasi i Kosovës, më nuk ekziston.
Lokalet e kazinove e lojërave të fatit që funksiononin ilegalisht në këtë zonë kufitare të Karacevë stë Kamenicës, u shkatërruan pas një operacioni nga policia ku u arrestuan 33 persona në mesin e të cilëve 10 zyrtarë policorë, nën pranga u vunë edhe disa gra që dyshohet të kenë ushtruar veprimtarinë e prostitucionit, njofton Klan Kosova
Derisa vendin e dominonin veturat zyrtare të policisë, prokurorisë e doganës, në funksion u vunë edhe eskavatorët me të cilët nisi rrënimi i objekteve të kazinove që vazhdoi deri në mengjes.
Aksioni në këtë zonë erdhi pas dyshimeve që për një kohë të gjatë është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë e organzimin i lojrave ilegale.
Kronikë e Qendresa Tershana