Lajmet e fundit

Është shkatërruar banda kriminale shqiptare që merrej me trafikun e kokainës në Itali dhe në Evropën veriore.
Policia ka njoftuar se operacioni është finalizuar në orët e mëngjesit të sotëm në Venecia, me sekuestrimin e 10 kilogramë kokainë.
Mediat e huaja raportojnë se banda shqiptare, emrat e anëtarëve të së cilës nuk bën ende të ditur akuzohet edhe për vjedhje dhe grabitje me dhunë, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.