Lajmet e fundit

Një qytetar i Komunës së Prishtinës, ka shprehur shqetësimin e tij rreth gjendjes aktuale për një nga parqet e qytetit.
Bëhet fjalë për parkun e lagjes ‘’Dardania’’ për të cilin ai shkruajti në rrjetin social Facebook, përcjellë Klan Kosova.
Personi në fjalë identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, ka shprehur shqetësimin e tij rreth ulëseve të parkut në fjalë, ku shihet të dëmtuara tej mase.
Rreth gjendjes së ulëseve apo edhe të të gjithë parkut në lagjen ‘’Dardania’’ ai është shprehur i nervozuar duke quajtur madje personat që kanë kryer aktin e tillë ‘’shtazarakë’’.
‘’Shtazarakë – të egër, mizorë, të pamëshirshëm, çnjerëzorë, që kanë urrejtje shtazarake; jetojnë në mënyrë shtazarake..
Parku i lagjes ‘’Dardania’’ , Prishtinë’’
Ky është statusi i plotë i banorit të lagjes në fjalë, e që i cili është vizitor i rregullt i parkut, pasi që statusin për të shprehur mllefin e tij ndaj një akti të tillë të pahijshëm, e ka shoqëruar edhe me disa fotografi, përcjellë Klan Kosova.