Lajmet e fundit
Sekretari gjeneral i FIFA është shkarkuar në vazhdën e hetimeve për përfshirje në aktivitete jolegale të zyrtarëve të kësaj shtëpie futbolli.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka shkarkuar sekretarin gjeneral Jerome Valcke.
Fifa ka rekomanduar që ai të përjashtohet nga të gjitha aktivitetet që kanë lidhje me futbollin për nëntë vjet.
Valcke, që është caktuar në këtë pozitë në vitin 2007, përballet me akuza për ryshfet, por ka mohuar të gjitha.