Lajmet e fundit

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se sot e ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.
"E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës", thuhet në deklaratën nga FSHF.
Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual.