Lajmet e fundit
Skuadra nga Ramon Sanchez Pizjuan e ka shkarkuar teknikun italian, si pasojë e ecurisë jashtëzakonisht të keqe prej nëntë ndeshjesh pa fitore

Sevilla ka vendosur të shkarkojë Vincezo Montella dhe të caktojë Joaquin Caparros në postin e trajnerit deri në fund të edicionit.
Montella është shkarkuar të shtunën pas nëntë ndeshjeve pa fitore, që nga triumfi i famshëm ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve, muajin e shkuar.
Që prej datës 13 mars, Sevilla është eliminuar nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe ka rënë në pozitën e nëntë në La Liga, duke u mposhtur 5-0 nga Barcelona në finale të Kupës së Mbretit.