Lajmet e fundit

Nga sot ndërmarrja “Trepça” është mbetur pa bord, pasi atë e shkarkoi qeveria, pas kërkesës së ministrisë së zhvillimit ekonomik dhe pikërisht për shkak të konkursit të dyshimtë.
Nata e së premtes nuk i zuri në detyrë as anëtarët e bordit të Infrakos-it, edhe këta u shkarkuan, për shkelje ligjore.
Klan Kosova nuk ka arriti të marrë qëndrimin e dikujt nga bordi i “Infrakos” por as edhe nga “Trepça”.
Por, këto vendime të qeverisë po konsiderohen të arsyeshme, në një organizatë që mbikëqyr bordet e ndërmarrjeve publike.
Kronikë e gazetarit Haris Ademi.