Lajmet e fundit

Sipas në studimi të ri mungesa e gjumit qëndron te mungesa e kalciumit në trup, i cili është përgjegjësi për një gjumë të thellë.
Gjatë gjumit aktiviteti i kanaleve të kalciumit rritet, duke mbajtur kështu një ritëm të ngadalshëm i cili është i ndryshëm nga modelet e gjetura gjatë zgjuarjes.
Kanalet e kalciumit duket se kanë një rol kyç në gjumë normal. Testimet në minj, ku iu hoqën këto kanale, treguan se minjtë bën më shumë kohë për të rënë në gjumë pasi ky kanal u ishte hequr, ndryshe nga minjtë normal – dhe qëndruan në gjumë për periudha më të shkurtra.
Aktiviteti i tyre i trurit ishte gjithashtu anormal, më shumë i zgjuar dhe më pak në gjumë. Më e rëndësishmja, këta minj kurrë nuk arritën të bien në gjumë të thellë.
Kërkesa e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së insomnisë. Një vëzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportojnë se vuajnë nga ky lloj çrregullimi i gjumit. Ka shumë shkaqe dhe lloje të insomnisë. Disa insomniake i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë zgjuar.
Pagjumësia e vetëstimuluar është problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen më shumë se çdo gjë tjetër. Kur vendos të bësh një investim për veten, duhet të zbatosh këshillat me rigorozitet, sepse në të kundërt shpenzon para dhe kohë kot. Eficenca e trajtimit nuk është në nivelin e dëshiruar.
Pagjumësia dhe mungesa e regjimit çakordojnë organizmin. Stimulojnë rrudhat, rrathët e zinj poshtë syve, si dhe borsat e syve.