Lajmet e fundit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina"ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj se, duke filluar nga ora 17:00 ditën e sotme, e deri nesër në orën 18:00 do të mbeten pa ujë të pijshëm.
Sipas ujësjellësit të kryeyqytetit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është realizimi i një intervenimi teknik nga ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit në rrugën ,"Gjergj Balsha" në lagjen ,"Arbëria" në Prishtinë, gjegjësisht ndrrimi i një gypi për shkak tq dëmtimit dhe zëvendësimi i tij me një gyp të ri.
KRU "Prishtina" thekson në një njoftim për media se këto punë teknike po bëhen për një sigurim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm, transmeton Klan Kosova.