Si pasojë e rrjedhjes së ujit në katin e dytë të QMF-së në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, në disa vende kanë rënë edhe pllakat e tavanit.
Madje, i tërë kati pothuajse ka mbetur jashtë funksionit, e bashkë me të është mbyllur edhe shërbimi stomatologjik, raporton Klan Kosova.
Kjo është pasojë e reshjeve në fillimin e muajit.
Kreu i QKMF-së në kryeqytet, Valdet Hashani, thekson se pasi ta sigurojnë buxhetin, pos kulmit do ta rinovojnë në tërësi këtë kat.
Ndiqeni të plotë kronikën:
https://youtu.be/N6S4fIqPsOI
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.