Lajmet e fundit
Marrëveshja u arrit një muaj pasi pretendenti tjetër për blerje, Komkast, u tërhoq nga presioni i fortë i bërë nga autoritetet rregullatore amerikane.

Gjigandi mediatik Time Warner Cable ka ndërruar pronar.
Tashmë, ky rrjet televiziv është e një kompanie tjetër amerikane, Charter Communications që shpenzoi gati 80 miliardë dollarë, saktësisht 78.7 miliardë pë blerje.
Nga këto, u dhanë si “para në dorë” 55 miliardë, ndërsa pjesa tjetër u arkëtua nëpërmjet aksioneve të Charterit.
Kompania e re, që përfshin edhe rrjetin Bright House Network do të ofrojë shërbime televizive dhe nëpërmjet internetit, shërbime teknologjie, dhe do të mbulojë rreth 24 milionë konsumatorë në 41 shtete të SHBA-së.
Synimi i saj është të konkurrojë me kompaninë më të madhe të këtij lloji në Amerikë, Comcast.
Kjo e fundit ka 27 milionë klientë dhe zotëron kompaninë NBC Universal.
Marrëveshja u arrit një muaj pasi Comcast u tërhoq nga synimi i saj për ta blerë Time Warner, pas presionit të fortë të enteve rregullatore amerikane.
Kompanitë amerikane të interenetit dhe me kabëll po i nënshtrohen një konkurrence të ashpër nga jashtë, dhe po përpiqen të ulin kostot dhe të tërheqin klientë të rinj.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes bëri që aksionet e Time Warnerit të rriteshin në bursë dhe po ashtu edhe ato të kompanisë blerëse, Charter. / klankosova.tv