Lajmet e fundit

Shtëpia e Aviciit në Hollywood është shitur, pa shumë zhurmë, për 17.5 milionë dollarë në një marrëveshje jashtë tregut, katër muaj pas vdekjes shokuese dhe tragjike të DJ-it suedez.
Sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Redfin, ylli bleu shtëpinë me 7.000 metra katrorë për 15.5 milionë dollarë në vitin 2013 - në të njëjtin vit kur ai pati sukses fenomenal me hitet e tij "Wake Me Up" dhe "Hey Brother", transmeton Klan Kosova.