Është vënë në pranga një 36-vjeçar nga Lushnja, i cili dyshohet se shiste kokainë dhe kanabis.
Ai u ndalua teksa qarkullonte me automjet në Dhërmi, ku gjatë kontrollit iu gjet lëndë narkotike e gatshme për shitje.
Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij në Drimadhë, ku policia zbuloi rreth 450 gramë kanabis dhe një sasi kokaine të ndarë në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan droga, automjeti dhe telefoni celular i të arrestuarit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./
abcnews.al●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.