Lajmet e fundit
27 anëtaret e kryesisë së Këshilli Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë zgjedhur Justina Shiroka-Pulën, kryetare të re të Gruas Demokrtike.

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur kryetare e Gruas Demokratike të Kosovës.
Kështu ka vendosur Këshilli Drejtues i kësaj partie i dalë nga Konventa e IV-të zgjedhore, në përbërje prej njëzet e shtatë anëtareve, të cilat me unanimitet zgjodhën kryetare të Gruas Demokratike, znj. Justina Shiroka Pula.
Kryetarja e posa zgjedhur Shiroka-Pula, theksoi se do të angazhohet për t’i çuar përpara proceset dhe të faktorizojë rolin e gruas në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.
“Nga Gratë Demokratike pritet një punë më e madhe për çuarjen përpara të proceseve pozitive që po kalon vendi, të angazhohemi për të marrë përgjegjësi brenda strukturave partiake, por edhe në të gjitha institucionet në nivelin qendror e lokal”.
“Niveli i pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe institucionale, veçanërisht në vendimmarrje është tregues i zhvillimit tonë të përgjithshëm, dhe mesazh i rrugës tonë në proceset euro-integruese”, tha Shiroka-Pula