Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në veri të Italisë.
Rreth 5,000 njerëz janë evakuuar dhe disa u desh të shpëtoheshin nga çatitë e shtëpive të tyre me helikopter, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet italiane bën të ditur se 14 lumenj kanë dalur nga brigjet e tyre duke përmbytur kështuë 23 qytete, gjë që ka bërë që gara e Formula 1 që ishte paraparë të mbahet këtë vikend të anulohet.
Diskutimet të mërkurën midis autoriteteve lokale dhe organizatorëve të garës në Imola arritën në përfundimin se gara "Emilia-Romagna F1 Grand Prix" nuk do të mund të zhvillohet.
Po ashtu në disa zona nuk është bërë e mundur matja e reshjeve, sepse sasia e ka tejkaluar atë që mund të regjistronin instrumentet e tyre.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.