Lajmet e fundit

Ora policore në vend nuk do të hiqet as me masat e reja kundër COVID-19 që sot u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë.
Megjithatë, ka ndryshuar orari i kufizimit të qarkullimit të qytetarëve i cili tash e tutje do të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, dhe jo më nga ora 22:00 – 05:00.
Përjashtim nga ky kufizim si gjithmonë bëjnë rastet e natyrës urgjente, personeli shëndetësor dhe i sigurisë, personeli i ndërrimit të natës në operatorët ekonomikë, ata që duhet të jenë në aeroport në kohën e orës policore dhe personat që kanë leje të veçantë të përkohshme për qarkullim gjatë këtij orari.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, përveç:
13.1. Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);
13. 2. Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;
13.3. Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;
13.4. Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;
13.5. Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas pikës 15, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.