Lajmet e fundit

Muri i shembur fundjavën që lamë pas në Shpikovicë, së shpejti do të ringritet. Ky është zotimi i kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, gjatë qëndrimit të sotëm në këtë fshat.
Rruga përskaj murit i cili u shemb pak ditë më parë në fshatin Shipkovicë, si pasojë e rrëshqitjes së dheut, sot tërësisht është e zhbllokuar. Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, siguroi banorët se muri do të ringritet së shpejti, raporton Tv Art.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejt të organeve të pushtetit lokal, banorët e Shipkovicës thonë se sa i përket qarkullimit, si pasojë e vërshimeve të paradokohshme tragjike, ai edhe më tej zhvillohet me vështirësi.
Kreu i Komunës së Tetovës gjatë qëndrimit në Shipkovicë tha se Komuna është në pritje të përgjigjes nga Qeveria për akordinimin e mjeteve për ndërhyrje parandaluese nëpër zonat e prekura nga vërshimet. Studimet dhe projektet tashmë janë gati dhe pritet operacionalizimi i tyre, njofton Zhurnal.