07.06.2016 · përditësuar para 3691 dite1 min lexim
Komuna e Prishtinës kohë më parë kishte hapur konkurs për të interesuarit e profilit të Arkitekturës dhe Dizajnit të Enterierit, për të aplikuar për projekt-propozimin arktetktonik ‘’Këndi i Librave’’ në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ dhe ‘’Nëna Terezë’’.
Ky konkurs u hap si pjesë e planit të aktiviteteve ku planifikohej ‘’Këndi i Librave’’ në sheshet e Prishtinës që shitësit e librave do të mund të shisnin dhe promovojnë libra pa ndonjë problem, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë pas shqyrtimeve në procesin e përzgjedhjes, fitues i këtij projekti është shpallur kompania 'Studio 11' e që për hartimin dhe gjithë dizajnimin e kësaj çështjeje do të paguhet me 1 mijë e 200euro.
Bëhet e ditur që në sheshet e Prishtinës, vitrinat për vendosjen e librave do të vendosen shumë shpejt, njofton Klan Kosova.
Për më shumë shikoni se si do të duket projekti i vitrinave të ‘’Këndit të Librave’’ që do të vendosen së shpejti në sheshet e Prishtinës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.