Gazetarët dhe kameramanët janë ndër ata që heqin më së shumti gjatë përcjelljes së protestave.
Ata përballen me sfida të llojeve të ndryshme.
E me sfida u përballen edhe ekipi i Klan Kosovës gjatë protestës së veteranëve.
Gazetarja Qëndresa Tërshani dhe kameramani Agon Bejtullahu, u shtynë nga turmat e protestuesve dhe mezi depërtuan brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.
Veteranët kishin dalë të protestojnë për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.
Ligji ishte paraparë të votohej sot në Kuvendin e Kosovës, por nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit, njofton Klankosova.tv.
Gjatë protestës u përdor edhe gazi lotsjellës, por nuk dihet se kush e kishte gjuajtur.
Bashkangjitur gjeni momentin kur ekipi i Klan Kosovës shtyhet nga turmat e protestuesve.
https://www.youtube.com/watch?v=kVuPXyNpfjI
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.