Lajmet e fundit

Një lejlek ka shpëtuar për mrekulli ndërsa një leopard i uritur tentoi që ta kapë atë.
Sipas Daily Mail, zogu i shpejtë ka shpëtuar nga kthetrat e kafshës grabitqare vetëm në pak sekonda, transmeton Klan Kosova.
Lejleku arriti që ta kuptonte se ishte nën vëzhgimin e leopardit dhe nëse nuk vepronte do bëhej vakti i tij i drekës.
Shpendi i shkathët arriti që të shpëtojë veten në kohë duke fluturuar në çastin e fundit.
Ngjarja është filmuar në një park në Serengeti të Tanzanisë, transmeton Klan Kosova.