Lajmet e fundit

Ajo porosia e famshme e prindërve “mos u fol njerëzve që nuk i njeh”, mund të ketë pasur vlerë kur kemi qëne të vegjel, por shkelja e këtij rregulli mund të sjellë një mësim edhe më të mirë në jetë, raporton Revista Class, transmeton Klan Kosova.
Një video e vërteton. Ekipi I Konvert Designs, një kompani teknologjike së fundmi ka bërë pyetjen: “Kur je parë në sy me një të panjohur për herë të fundit?”.
Ata kanë dashur të nxjerrin edhe marëdhënien e bukur që krijohet kur zgjedh të bësh këtë gjë.
Si pjesë e lojës, tëtë të panjohur janë ndarë në dy nga dy dhe qëndrojnë përballë njëri tjetrit me sy mbyllur në fillim.
“Po ndieja emocion për atë që do shihja kur të hapja sytë, sepse nuk isha përgatitur për çfarë do të ndodhte”, ka thënë një pjesëmarrës në video.
Me radhe çiftet hapën sytë dhe shikonin njëri tjetrin pa folur, duke analizuar mendimet dhe ndjenjat që iu lindnin. Çdo pjesëmarrës më vonë shprehu përshtypjet, hezitimin dhe pyetjet për partnerin në një intervistë vetëm për vetëm më kamerën. Disa nga komentet na mësojnë shumë për veten.
“Mendoj që kur heq dorë nga gjithë paramendimet dhe zhvishesh nga egoja, dallon tek të tjerët dobësinë tënde, veten e vërtetë, gjithë cilësitë e mira”. Nëse krijon një kontakt me mirësinë e të tjerëve, sipas këtij pjesëmarrësi, nuk kë frikë prej tyre, nuk iu largohesh, sheh një pasqyrim të gjendjes tënde të brendshme.
Ndonjëherë ia vlen ankthi dhe sikleti i fillimit për këtë ndërveprim që lind, dhe në fund del që ata nuk janë aq të rrezikshëm sa na kanë thënë prindërit.
Pastaj, a nuk lindin miqësitë kështu?! Madje edhe në rast se tjetri nuk të sheh, të ngresh sytë rrugës për në punë drejt fytyrave të panjohura, është një terapi e këshilluar për të shpëtuar nga monotonia e rrugës së përditshme.
Nga ana tjetër, rregullat e mirësjelljes e përforcojnë rregullin e fëmijërisë, sepse sigurisht që është e pahijshme t’i ngulësh sytë tjetrit, por kjo është tjetër gjë. Nuk pot themi të fiksoheni te dikush që është në punën e tij dhe ta bezdisni, por t’i shikoni në sy ata me të cilët ndërveproni: faturuesin, kamarierin, punonjësen e bankës, shitësën, etj.
Në fund të ditës do të keni një larmi emocionesh dhe përvoja njerëzore të grumbulluara pas syve, në vend të një serie veprimesh mekanike pagesash e shlyerje faturash.