Lajmet e fundit

Të paktën 339,000 njerëz janë prekur me koronavirus, mbi 14.700 kanë vdekur, sipas një raporti nga Universiteti "Johns Hopkins".
Numri i të shëruarve nga Covid-19 është mbi 99 mijë.
Në ndërkohë, miliona banorë që jetojnë në 75 rrethe në të gjithë Indinë janë vendosur në kufizime të udhëtimit, punës dhe lëvizjes deri më 31 mars, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Olimpiada në dyshim
Kanadaja është vendi i parë që ka njoftuar se nuk do të dërgojë ekip në Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokio.
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe tha se shtyrja e Lojërave është e mundur.