Lajmet e fundit

Mbi 530 mijë qytetarë janë regjistruar deri më tani në procesin e Regjistrimit të Popullsisë.
Kështu ka bërë të ditur të hënën Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku njoftoi se deri më tani janë regjistruar edhe 36% e objekteve, raporton Klan Kosova.
Drejtori Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se të gjitha zonat në Kosovë dhe komuniteti serb janë duke marrë pjesë në këtë proces.
Ndërsa, Zëvendësministrja e Diasporës, Liza Gashi, ka njoftuar se deri më tani rreth 180 mijë pjesëtarë të diasporës janë regjistruar dhe mbi 50 mijë direkt në platformën e-diaspora.
Në këtë proces thonë se nuk kanë probleme, përveç në deklarimin e pyetjeve që kanë të bëjnë me religjionin, që sipas tyre, po refuzohen për t’u përgjigjur nga disa qytetarë.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Gresa Nitaj.