Lajmet e fundit

Rezultatet për votimin e diskutueshëm të së dielës në Venezuelë janë "të manipuluara", ka pohuar kompania që e ka ofruar sistemin e votimit.
Autoritetet zgjedhore të Venezuelës thanë se më shumë se tetë milionë njerëz votuan në zgjedhje për Asamblenë Kushtetuese.
Por Drejtori Ekzekutiv i Smartmatic, Antonio Mugica tha se pjesëmarrja aktuale ndryshon për të paktën një milion, transmeton Klan Kosova.
Opozita që bojkotoi zgjedhjet ka thënë gjithashtu se shifrat ishin të fryra duke deklaruar se 88% e votuesve kishin abstenuar duke refuzuar kështu të njohë sondazhin derisa zyrtarët zgjedhorë thanë se pjesëmarrja ishte 41.5%.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se sondazhi ishte një “votë për revolucionin” derisa kritikët e akuzojnë presidentin për mashtrim dhe kërcënim të votuesve dhe shumë prej tyre nuk besojnë në numrin zyrtar të pjesëmarrjes së votuesve.
Asambleja Kushtetuese e Venezuelës do të ketë fuqinë për të rishkruar Kushtetutën dhe për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita.