Lajmet e fundit

Shtojeni edhe Brooke Shields në listë.
Emma Thompson, Salma Hayek dhe Candice Bergen, të gjitha kanë deklaruar më parë se tash presidenti amerikan, Donald Trump i ka ftuar ato në takim.
E tani është edhe Shields që ka konfirmuar një gjë të tillë në emisionin “Whatch What Happens Live With Andy Cohen”.
Ishte Cohen që i tregoi aktores dhe modeles një fotografi të vjetër të saj dhe tash presidentit amerikan, për të cilën ajo tha se ishte shkrepur në një ngjarje bamirësie, transmeton Klan Kosova.
Shields tha poashtu se Trump nuk kishte flirtuar me të por që e kishte thirrë më vonë që të dilnin në një takim.
“Ai më ftoi mua. Unë isha duke xhiruar për një film dhe ai më telefonoi. Kjo ishte menjëhërë pasi ai ishte divorcuar nga Marla Maples”, tha aktorja.
“Ai më tha “mendoj se duhet të takohemi, sepse ti je “e dashura dhe e ëmbla e Amerikës” derisa unë njeriu më i pasur i Amerikës dhe njerëzit do ta pëlqenin këtë gjë”, ka përfunduar Shields.