Lajmet e fundit

Shiu që ka rënë në orët e pasdites së sotme, ka shkaktuar shumë dëme në disa pjesë të Kosovës.
Në një pjesë e rajonit të Dukagjinit dhe disa fshatra të Malishevës e të Drenasit breshëri ka dëmtuar shumë kulturat bujqësore, njofton Klan Kosova
Rrebesh shiu është raportuar të ketë pasur edhe në Prizren. Nga filmimet që kanë dërguar shikuesit e Klan Kosovës, vërtetohet stuhia, derisa në këtë komunë nuk është raportuar për dëmet.
Ndërsa, disa rrugë magjistrale e lokale, me vështirësi janë kaluar shkaku i ujit të mbledhur.
E në Prishtinë, kanalizimi është bllokuar në disa lagje.