Lajmet e fundit

Shefqet Krasniqi është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për nxitje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.
“Natyrisht se nuk e pranoj [fajësinë] sepse nuk kam asnjë arsye ta pranoj fajësinë, sepse nuk i kam kryer veprat që akuzohem”, tha Krasniqi në gjykatë, njofton Kallxo.com.
Edhe Sevdali Zejnullahu, avokati i Shefqet Krasniqit, tha se aktakuza nuk bazohet në prova me kualitet provues.
Pas deklarimit për aktakuzën vazhdoi seanca që u kushtohet kundërshtimit të provave të aktakuzës.
“Një pjesë e madhe e provave janë thashetheme që nuk ju dihet origjina e tyre dhe nuk kanë bazueshmëri dhe janë thelbësisht të pambështetshme”, tha avokati Zejnullahu.
Shkrimi i plotë në Kallxo.com.