Lajmet e fundit
Skuadrat spanjolle bëjnë historinë pasi është e para herë që pesë skuadra nga i njëjti shtet marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.

Pasi kanë fituar gjashtë titujt e fundit të UEFA-së (Real Madridi dhe Barça në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Europës), skuadrat spanjolle sot shkruajnë historinë duke bërë që Spanja të jetë shteti i parë që përfaqësohet me pesë të tilla në një sezon në Ligën e Kampionëve.
Valencia siguroi një vend në grupet e kësaj gare pasi mposhti Monacon, ku edhe do të hidhet shorti për grupet e sezonit të ri në Ligë të Kampionëve.
Kjo garë është bërë e preferuara e skuadrave spanjolle të cilat e kanë dominuar në sezone e fundit dhe që nga sezoni 2006-07 kur në gjysmëfinale ishin Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Milan, gjithmonë një skuadër spanjolle ka qenë në gjysmëfinale.
Këtë sezon finalja do të luhet në Milano, qytetin nga vjen një nga skuadrat më të trofeshme në botë, por që vitet e fundit ka dështuar të tregojë nivelin që pritet.