Lajmet e fundit

Shoqata e Rinisë Studentore në Serbi organizoi mbrëmë në Novi Sad "Një Shëtitje për Oliverin" me rastin e përvjetorit të dytë të vrasjes së politikanit serb në Kosovë.
Disa dhjetëra njerëz u mblodhën atje, ku vendosën një kurorë dhe fotografi të Oliver Ivanoviqit në monumentin e mbretit Petri i Parë Karagjorgjeviq.
Më pas ata ecën në qendër të qytetit me fotografi të Oliver Ivanoviqit në duar dhe ndezën qirinj.
Dejan Bagariq nga kjo organizatë i tha agjencisë së lajmeve Beta se se vrasja e Ivanoviçit është një nga shembujt më të tmerrshëm të përshkallëzimit të dhunës.
"Shumë vrasje politike në Serbi kanë qenë të pazgjidhura në 30 vitet e fundit. Oliver Ivanoviq ishte një nga njerëzit me karakter të fortë që luftoi për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, që ishte politika e duhur ", tha Bagariq, i cili vetë ishte viktimë e dhunës kur u rrah në kampusin e Universitetit të Novi Sad vitin e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në veri të Kosovës dhe deri më tani, as vrasësi dhe as urdhëruesit nuk dihen.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, transmeton Klan Kosova.
https://klankosova.tv/lista-serbe-nderon-rivalin-e-dikurshem-oliver-ivanoviq-video1/