Lajmet e fundit

Ish-zëvendëskryeministri serb, Vojisllav Sheshel, është shpallur sot i pafajshëm nga Tribunali i Hagës. Bile sa ishte në gjykim gjyqtarëve të Tribunalit të Hagës ua përqeshte edhe gardërobën.
E në disa raste ua kujtonte me krenari se është vojvodë i çetnikëve, njofton Klan Kosova.
Por përveç për këto shpërfillje të gjykatës, Vojisllav Sheshel nuk po shihet me tjetër faj nga ky institucion i drejtësisë ndërkombëtare.
Kjo edhe pse në gjykatore, për 12 vjet sa u mbrojt pa avokat, kishte pranuar se kroatët e myslimanët janë armiqtë e serbëve.
Për më shumë ndiqeni kronikën e Arbëresha Shpatit.