Lajmet e fundit

Pas një mosmarrëveshjeje rreth një parkimi në Fushë-Kosovë janë përfshirë në rrahje shtatë 7 meshkuj dhe një femër, anëtarë të dy familjeve.
Policia njofton se të përfshirit në rrahje kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor.
Njësitë përkatëse policore kanë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të llojit TT me 38 fishekë, një sprej CO, një boks metali dhe 9 fishekë.
Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.