Lajmet e fundit

Mungesa e shërbimit, por në disa raste edhe indiferenca e punonjësve të spitalit ka shkaktuar konflikte të vazhdueshme në Qendrën Spitalore Universitare.
Videoja më poshtë e publikuar nga gazeta “Shëndeti”, e ilustron më së miri këtë, ndërsa është filmuar pranë urgjencës së QSUT-së, në Tiranë, shkruan Shekulli.
Ajo po qarkullon në internet dhe bëhet fjalë për urgjencën e Kardiologjisë, kur një qytetar është konfliktuar deri në përplasje fizike me një mjek.
Qytetari pretendon se mjeku nuk i ka dhënë shërbimin e duhur nënës së tij.