Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Gjirokastër, ku mësohet se një 43-vjeçar e ka shtyrë me forcë një 49-vjeçar duke e dëmtuar.
Bëhet e ditur se si pasojë, ky i fundit ka përfunduar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasin 49 vjeç, banues në Libohovë, i cili është rrëzuar në tokë dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”./abcnews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.