Lajmet e fundit

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherr për motive banale të ndodhur në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 12:36 mbrapa ish-Ekspozitës, në një lokal bastesh.
Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasi A. F., rreth 25 vjeç, është goditur me thikë në bark. Fill pas kësaj, ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan shekulli.