Lajmet e fundit

Deputeti i Nisma për Kosovën Bilall Sherifi, ka thënë se nuk pret pasoja politike nga Gjykata Speciale.
Kjo sipas tij ndodhë sepse diçka të tillë vet e kanë miratuar deputetët e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime Sherifi i dha në Zona B të Klan Kosova, teksa komentoi edhe nismën e Presidentit Thaçi për themelimin e ushtrisë.
''Nuk pres asnjë pasojë politike nga Gjykata Speciale. Sepse askush nuk pret pasoja për dicka të cilën vet e ka miratuar''.
''Askush nuk ka të drejtë tani të rrezikojë stabilitetin në vend''.
''Çështja e pasojave politike ka përfunduar në Kosovë''.
''Amandamenti i Gjykatës Speciale është një lojë. Është një lojë sepse kur të kërkohet të ma thuash emrin duhet ta them emrin''.
''Ai ( i drejtohet presidentit) po do që të niset ushtria, e Opozita të thotë jo, që të thotë që Opozita se do ushtrinë e Kosovës''.
''Ky është mendim i imi e jo i gjithë NISMA-s, dua të distancohem''.
''Nëse ai e ka ndërmend vec me të vu në sprovë, ti me dal e ti thuash se se dua ushtrinë, ai atë e do. Presidenti Thaci vazhdon të mbetet konsencual''.
''Kjo nuk është iniciativë e Presidentit. Ai nuk është mshfes pas gurit''.
''NISMA ngërthen të gjitha parimet social-demokrate. Kjo Qeveri shtetin e ka dështuar'' ka përfunduar Sherifi, përcjellë Klan Kosova.