Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës ka paralajmëruar se protesta e radhës do të organizohet me 14 maj.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes Facebook, duke thënë se nuk janë në dijeni për një organizim të opozitës që do të mbahet me këtë datë.
Por të partia tjetër opozitare, Nisma është pak e rëndësishme se kush thërret protesta.
Sekretari i kësaj partie, ka thënë për Klan Kosovën se ata do të jenë pjesë e kësaj proteste, si dhe çdo proteste tjetër të cilën mund ta organizojë çdokush, kundër qeverisë.
“Konsiderojmë që ka pak rëndësi se kush thërret protesta, e rëndësishme është që ato të jenë masive dhe të dinjitetshme”.
“Për ne si parti i parëndësishëm është primati, kryesorja është që të organizohen aktivitete kundër kësaj qeverie”, ka thënë Sherifi, njofton Klan Kosova.