Lajmet e fundit

Artistja britanike, Cilla Black emri i vërtetë i të cilës është Prischila Ëhite ka ndërruar jetë dje në moshën 72 vjeçare.
Aktorja, Sheridan Smith e cila e ka paraqitur aktoren në dramën televizive “Cilla” e cila flet për jetën e saj ka postuar një mesazh prekës në llogarinë e saj në Twitter.
Smith e ka cilësuar si një grua të papërsëritshme që ka lënë shumë gjurmë.
“Jam e shkatërruar të dëgjoj lajmin tragjik për vdekjen e Cilla. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme, një legjendë e vërtetë” ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.
“Ajo ishte shumë e dashur dhe më ka ndihmuar shumë. Ishte një nder të përfaqësoja atë me rolin tim. Ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe të gjithë ata që e duan. Ajo do të mungojë shumë” ka përfunduar Smith e cila ishte nominuar për çmimin BAFTA për rolin e saj si Cilla.