Lajmet e fundit

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës ka funksionalizuar shërbimin stomatologjik edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare Vreshta, si rezultat i kërkesave të qyetarëve për shërbimet stomatologjike si një prej shërbimeve më të nevojshme.
"Shërbimi stomatologjik në kuadër të QKMF – së ka përmbyllur vitin e kaluar me furnizimin me pajisje bashkëkohore stomatologjike, duke përfshirë 4 karriga stomatologjike për shkak të amortizimit dhe vjetërsisë së tyre, aparatin RO - digital, fusiodispanser, dhe paisje të shumta përcjellëse për punë të cilësisë së lartë, duke bërë kështu që shërbimet të jenë më cilësore, njëkohsisht punëtorëve shëndetësorë t'iu mundësohet lehtësim në përcaktim të diagnozës dhe ecurise së mjekimit" bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës.
Poashtu bëhet e ditur se këtë vit shërbimi stomatologjik në QKMF, ka ngritur nivelin e kontrollit të sterilizimit të instrumenteve dhe paisjeve stomatologjike, duke u pajisur me aparaturë dhe paisje më bashkëkohore për kontroll të sterilizimit, transmeton Klan Kosova.