Është shënuar vdekja e parë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp informoi se është regjistruar viktima e parë nga Koronavirusi në vend.
“Për fat të keq ka një grua të vdekur nga coronavirusi. Ajo vjen nga Kumanova dhe gjendja e saj kohëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Janë marrë mostra dy herë dhe të njejtat kanë dalë negative kurse mostra e tretë konstatoi gjendjen e saj alarmante. Është marrë nën kujdes edhe djali i saj i cili për tani është në situatë stabile dhe të qetë” tha Filipçe.
Ministri gjithashtu konfirmoi se sot janë regjistruar 29 raste të reja me coronavirus, me këtë është rritur numri në 114.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.