Lajmet e fundit

Me rastin e 4-vjetorit të themelimit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Parlamenti Studentor ka organizuar aktivitete të ndryshme gjatë këtyre ditëve.
Shënimi i këtij përvjetori ka nisur me disa lojëra rekreative për studentë në oborrin e Universitetit, ku janë përfshirë një numër i madh studentësh.
Në këtë kuadër studentët kanë organizuar edhe një vizitë në kampusin e ri universitar, ku së shpejti pritet të zhvendoset universiteti “Isa Boletini”, transmeton Klan Kosova.